Apasiev paralajmëron shumicë të re, ky është numri i deputetëve që thotë se i kanë
Kryetari i partisë E Majta, Dimitar Apasiev, në llogarinë e tij në fejsbuk ka shkruar “62”, që nënkupton se, sipas tij, ka një mazhornacë prej 62 deputetësh dhe jo prej 61 siç ishte paralajmëruar.
Për momentin nuk dihet se kush është deputeti i 62 që do të mbështesë shumicën e re parlamentare. Ditën e premte opozita e bashkuar maqedonase dhe ajo shqiptare bën të ditur nëpërmjet një fotografie se në parlament është arritur një shumicë e re parlamentare me synimin për të çuar në opozitë koalicionin LSDM-BDI. Ndërsa dje deputeti i Alternativës, Skënder Rexhepi-Zejd, tha se nuk do të shkojë në një mazhorancë të re me Të Majtën.
