APK: Funksionarët të dorëzojnë listat anketuese

Desk
By Desk November 6, 2020 19:46

APK: Funksionarët të dorëzojnë listat anketuese

Agjensioni për Parandalim të Korupsionit edhe njëher ka apeluar dhe sygjeruar të përzgjedhur në pozita të rëndësishme në Qeverin aktuale dhe atë të kaluara, që të dorëzojnë listat anketuese, pas emërimit të funksion, por edhe pas lëshimit të pozitës. Sipas Kryetares së këtij Komisioni Biljana Ivanovskës, lista është për plotë emra të funksionerëve të cilët nuk kanë dorëzuar ftë anketat, që është një shkelje e ligjit, por edhe lë hapësir për dyshime gjatë përfundimit të mandatit.

“Nuk ka dorëzuar listën anketuese pasi është emëruar në pozicion edhe atë Ministrja e Kulturës Irena Stefovska, Fatmir Bytyqi zv/Kryeministër I Qeverisë nga Qeveria Aktuale. Ndërsa listën anketuase nuk kanë parashtruar pas përfundimit të funksionit edhe disa ish funksionar nga Qeveria e Kaluar si: Nikolla Dimitrov Ministër I Punëve të Jashtme si dhe Ministri I Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor Naser Nuredini. Kurse ish ministri I mbrojtjes në Qeverin teknike Bekim Maksuti nuk ka dorëzuar listën anketuese pas emërimit, por lista të tilla anketuese nuk kanë dorëzuar as Andre Zhernovski nga pozita e zv/ministrit për Punë të Jashtme, Sadik Beqiri zv/ministër I Transport dhe Lidhje, Asim Musa zv/Ministër I Ministris së Shëndetësis, por edhe zv/ministry aktual Armend Arslani, ish ministri Suhejl Fazliu ish Ministër I Pushtetit Lokal.”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e komisionit.

Komisioni poashtu ka konstatuar edhe njësër lëshimesh dhe mos respektimesh të ligjeve nga ana e Kryetarëve të Komunave edhe atë gjatë emërimit dhe shkarkimit të drejtorëve apo ushtruesit të detyrës drejtor i Ndërmarjes Publike të cilat janë themeluar nga Komunat.

“Në ligjet për Pushtet Lokal dhe në ligjet për Ndërmarjet Publike nuk parashihen përcaktime penale për mos publikimin e shpalljes, dhe nëse një penges të tillë ligjore nuk ka atëher ajo është vullnet I vet Kryetarit të Komunës së si të vepron, apo mos ta them ndoshta edhe ndonjë pazarllëk politik pa u respektuar ligjet.”, tha Nuri Bajrami, anëtar i komisionit.

“Kryetari I Komunës në vitin e parë dhe vendim në dy raste nga 6 muaj emëron një person në pozitën drejtor, pastaj edhe vitin tjetër në të njëjtën. Ndërmarje nga 6 muaj shkarkon njërin, dhe emëron tjetrin në pozitën e ushtruesit të detyrës, dhe të gjithë këtë e kryen pa shpallur, shpalljen për emërim të drejtorit të një ndërmarje komunale. Dhe këtu mendoj se duhet të bëhet një korigjim I pozitës së Kryetarit të Komunës gjatë emërimeve dhe shkarkimeve.”, tha Irena Popovska, anëtar i komisionit.

Si tem diskutimi në seancën e 40 të Komisionit për Parandalim të Korupsionit, ka qenë edhe plani detal urbanistic në Qytetin e Shkupit. /Tvm2

Desk
By Desk November 6, 2020 19:46