Aplikacioni “Houseparty” blihet nga krijuesit e “Fortnite”

Aplikacioni “Houseparty” blihet nga krijuesit e “Fortnite”

Aplikacioni për video komunikim Hoseparty, është blerë nga Epic Game, që janë krijuesit e Fortnite, për ta zgjeruar avancimin e kësaj loje. 

Kohëve të fundit, Hoseparty mundësonte më mirë zhvillimin e sistemit të lojës, me më shumë kontakt mes përdoruesve dhe ndarje ekrani, për pamje më të mirë. Megjithëse nuk janë treguar detajet e planeve, thuhet se do të përdoret për ta bërë lojën sa më argëtuese.

Që kur është lansuar, Hoseparty ishte një aplikacion shumë i kërkuar, derisa nuk i’u tejkalua popullariteti nga Periscope.

Aplikacioni që mundëson kontaktin me tetë persona, nuk është më i veçanti në botë, mirëpo ishte shumë i kërkuar nga përdoruesit e rinj. House party që është shkarkuar 35 milionë herë, që kur u lansua në iOS dhe Android, pritet të sjellë ndryshime të shumta në Fortnite, që vazhdon të jetë një video lojë shumë famshme.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 14, 2019 22:55

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.