Aplikacioni “Moj DDV” (TVSH Ime) ende nuk ka Politikë të privatësisë, nga DHP pa përgjigje

Aplikacioni “Moj DDV” (TVSH Ime) ende nuk ka Politikë të privatësisë, nga DHP pa përgjigje

Ka më shumë se një muaj që, Drejtoria për të Hyra Publike nuk i është përgjigjur pyetjes nga “Meta” nëse i ka zbatuar rekomandimet e Fondacionit “Metamorfozis” që kanë të bëjnë me përmirësimin e Politikës së privatësisë së aplikacionit të “MojDDV” (TVSHIme), transmeton Meta.mk.

Përkatësisht, pasi DHP e promovoi këtë aplikacion, Fondacioni “Metamorfozis” ka reaguar se i mungon një Politika e privatësisë që në një mënyrë lehtë dhe të kuptueshme i shpjegon masat që Drejtoria për të Hyra Publike i ndërmerr për sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve që përpunohen duke përdorur këtë aplikacion.

Në përputhje me Rregulloren e përgjithshme për mbrojtje të të dhënave personale (General Data Protection Regulation – GDPR), atëherë u rekomandua që kontrollori, Drejtoria për të Hyra Publike, të ndërmerr masat e duhura për t’u ofruar qytetarëve një formë të shkurtër, transparente dhe lehtësisht të arritshme të informacionit për:

  • Cilat janë qëllimet dhe bazat ligjore për përpunimin e të dhënave personale dhe nëse në të ardhmen të dhënat mund të përpunohen për qëllime të ndryshme nga përdorimi i aplikacionit mobil “MojDDV” (TVSHIme);
  • Nëse të dhënat personale do t’u zbulohen përdoruesve të tjerë jashtë Drejtorisë për të Hyra Publike;
  • Cilat janë afatet e ruajtjes së të dhënave nga Drejtoria për të Hyra Publike?
  • Si mund qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të korrigjuar dhe për të fshirë të dhënat personale që i kanë dhënë për të përdorur aplikacionin mobil “MojDDV” (TVSHIme).

Këto çështje janë me interes të gjerë publik duke pasur parasysh se që nga prezantimi i masës më 1.07.2019 deri më 30.09.2019 janë regjistruar 170.378 përdorues të aplikacionit, dhe nga 27 tetori, ka mbi 22.67 milionë llogari fiskale të skanuara.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 8, 2019 19:42

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA