Aplikacioni “Stop Korona” prej sot është i kapshëm për telefonat celularë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 13, 2020 14:28

Aplikacioni “Stop Korona” prej sot është i kapshëm për telefonat celularë

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski njoftoi se aplikacioni “Stop Korona” është i kapshëm për të gjithë telefonat celularë. Ai porositi qytetarët që sa më masovikisht të instalojnë këtë aplikacion.

“Aplikacioni Jep informata se me cilat persona ka qenë në kontakt personi i infektuar. Paraqet plotësim të masave të Qeverisë të përsosura me teknologji. Ky aplikacion do të parandaloj përhapjen e Koronavirusit. Më shpejtë ndërpret zingjirin e përhapjes së virusit. Apeloj tek qytetarët që sa më masovikisht të shkarkojnë aplikacionin. Me këtë aplikacion ndihmojmë edhe punonjësit shëndetësorë”, tha ministri i shoqërisë informatike, Damjan Mançevski.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 13, 2020 14:28