Aplikoni: 20,000 € të pakthyeshme për të rinjtë deri në 40 vjet

Aplikoni: 20,000 € të pakthyeshme për të rinjtë deri në 40 vjet

Shpallet thirrja publike për fermerët e rinj, përcjell FLAKA.

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural (AMFBZHR) ka shpallur thirrje publike për masën 113 Mbështetje për të stimuluar prodhimin bujqësor, thuhet në njoftim.

Nga 10 shkurti deri në 3 mars të këtij viti, të gjithë fermerët e rinj deri në 40 vjeç do të jenë në gjendje të aplikojnë për ndihmë financiare për të rritur prodhimin bujqësor, dhe këtë vit kjo mbështetje financiare është rritur nga 10,000 në 20,000 euro.

Kusht për përdorimin e ndihmës financiare është që përfituesit të regjistrohen në regjistrin e vetëm për fermer, të mos jetë më i vjetër se 40 vjeç në datën e aplikimit për mbështetje, dhe që të mos ketë përdorur masën 112 Ndihma për Fermerët e Rinj. Ky kriter i mundëson secilit që nuk ka marrë ndihmë financiare nën këtë masë pas thirrjes së mëparshme të jetë në gjendje të aplikojë tani.

Ndihma financiare deri në 20,000 euro ka për qëllim të rinjtë, të papunë që dëshirojnë të investojnë në ndërtimin, përmirësimin dhe pajisjen e objekteve të përpunimit të të gjitha degëve të bujqësisë, të mbështeten financiarisht. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 12 Shkurt, 2020 21:54

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.