Apostolova: BE-ja mund të vërë në dispozicion 160 milionë euro për Kosovën

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 6, 2020 19:54

Apostolova: BE-ja mund të vërë në dispozicion 160 milionë euro për Kosovën

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova ka thënë se BE vazhdon edhe më tutje ta mbështesë Kosovën.

Përmes një postimi në Twitter, Apostolva ka thënë se sot ka biseduar me ministren e MEPTINIS-it, Rozeta Hajdari dhe ministrin e Financave, Besnik Bislimi për gjendjen e krijuar pas pandemisë Covid-19.

Ajo ka njoftuar se mund të vihen në dispozicion deri në 160 milionë euro nga BE-ja për Kosovën.

“Kam folur sot me ministren Rozeta Hajdari dhe Besnik Bislimi, dhe Evropa edhe më tutje mbështet Kosovën në luftën kundër COVID-19. Mund të vihen në dispozicion deri në 160 milionë euro nga BE në 2-6 muaj përmes ndihmës makro-financiare, mbështetjes buxhetore dhe granteve IPA 2, mbështetjes së sektorit privat, bujqësisë dhe në lehtësimin e varfërisë”, ka shkruar ajo.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 6, 2020 19:54