Apple do të lejojë fshirjen e aplikacioneve të bezdisshme në telefonin tuaj

Apple do të lejojë fshirjen e aplikacioneve të bezdisshme në telefonin tuaj

Apple më në fund do t’ju lejojë të fshini të gjitha ato aplikacione të bezdisshme të paracaktuar.

Tani gjiganti i teknologjisë është përfolur se po planifikon një ndryshim të madh i cili do t’i lejojë njerëzit të zgjedhin softuerët e kompanive të tjera për të shërbyer si aplikacionet e tyre të paracaktuara, raporton “Metro”.

Apple është kritikuar për dhënien e aplikacioneve të veta në platformat e tij. Ekziston një logjikë për këtë strategji sepse Apple mund të mbajë një kontroll më të rreptë në aplikacione dhe të sigurohet që ata punojnë siç duhet në çdo kohë.

Shumë njerëz janë të kënaqur me këtë qasje sepse kjo do të thotë që aplikacionet mund të instalohen lehtësisht dhe thjesht të funksionojnë. Megjithatë, ajo kufizon lirinë në dispozicion të përdoruesve, të cilët shpesh shtyhen drejt përdorimit të aplikacioneve të Apple.

Aplikacionet e paracaktuar janë ato që kryejnë automatikisht detyra në mënyrë që, për shembull, nëse klikoni në një lidhje në internet në një mesazh me tekst, ajo do të hapet në Safari.

Mund të fshini aplikacionet e Apple dhe Safari nga iPhone tuaj, por ky ndryshim do të marrë një hap më tej duke lejuar që aplikacione e ndryshme të jenë shërbimet tuaja të paracaktuara.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 24 Shkurt, 2020 22:48

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.