Apple lançon një model AI që mund të editojë fotot

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Shkurt, 2024 20:09

Apple lançon një model AI që mund të editojë fotot

Përveç editimit, MGIE mund të presë, ndryshojë madhësinë dhe të rrotullojë fotot si dhe të përmirësojë ndriçimin, kontrastin ose balancën e ngjyrave.

Apple nuk konsiderohet si një prej lojtarëve madhor AI sot, por modeli i ri i inteligjencës artificiale open source për editimin e imazheve tregon se kompania është mëse e aftë të kontribuojë në këtë industri.

Modeli quhet MLLM-Guided Image Editing (MGIE) dhe përdor modelet e mëdha gjuhësore multi-modale për të interpretuar komandat me tekst gjatë manipulimit të imazheve.

Me fjalë të tjera mjeti ka aftësinë për të edituar fotot bazuar në tekstin që përdoruesi shkruan.

Kompania zhvilloi MGIE së bashku me hulumtuesit e Universitetit të Kalifonisë. MLLM-të kanë fuqinë për të transformuar komanda me tekst të thjeshta ose komplekse në udhëzime më të qarta dhe detajuar që editori i fotove mund ti aplikojë.

Për shembull nëse një përdorues dëshiron të editojë një foto të një pice për ta bërë më të shëndetshme, MLLM-të e interpretojnë si “shtimin e zarzavateve” duke e modifikuar foton me këto elementë.

Përveç editimit, MGIE mund të presë, ndryshojë madhësinë dhe të rrotullojë fotot si dhe të përmirësojë ndriçimin, kontrastin ose balancën e ngjyrave.

Apple ka publikuar modelin në GitHub.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Shkurt, 2024 20:09

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare