Apple prezanton modelet e reja më 12 shtator

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 1 Shtator, 2018 22:33

Apple prezanton modelet e reja më 12 shtator

Aksionet e Apple arritën maja rekord gjatë së enjtes, pasi u njoftua se kompania do të organizonte një event më 12 shtator në kampin e saj “Cupertino”, ku pritet gjerësisht të zbulohen edhe modelet e reja të “iPhone”-ve.

Në kulmin e tyre, aksionet u rritën në mbi 228 dollarë secili, mes spekulimeve se Apple po planifikon të publikojë 3 “smartphone” të rinj gjatë këtij viti, përfshi njërin me një ekran më të madh sesa modelet e mëparshme, transmeton Indeksonline.

Analistët presin gjithashtu që Apple të publikojë një “iPhone” me ekran me buzë të thyera, të ngjashëm me “iPhone X”, por duke përdorur teknologji për ekrane LCD më pak të kushtueshme, shkruan atsh.

Ftesa e Apple për këtë event kishte një ngarkesë të madhe të ngjyrës së artë, duke shtuar spekulimet se kompania po planifikon të publikojë pasuesin “gold” të “iPhone X”, i cili ka qenë i disponueshëm vetëm në ngjyrë të argjendtë dhe gri vitin e kaluar.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 1 Shtator, 2018 22:33