Arben Taravari: Përshëndesim deklaratat e ambasadores të SHBA-ve për nisjen e luftës kundër korrupsionit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Dhjetor, 2022 20:02

Arben Taravari: Përshëndesim deklaratat e ambasadores të SHBA-ve për nisjen e luftës kundër korrupsionit

T&S

Arben Taravari, u.d. Kryetar i ASH-së

Përshëndes deklaratat e forta dhe hapat vendimtare të ndërmarra në javët e fundit nga Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Angela Aggeler, për të nisur një luftë të vërtetë kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut.

Korrupsioni ka shkatërruar besimin e publikut tek institucionet, ka fragjilizuar shtetin dhe ka minuar përpjekjet tona zhvillimore.

Inkurajoj Qeverinë e SHBA-ve dhe partnerët evropianë që të përdorin të gjithë spektrin e instrumenteve financiare, teknike dhe politike në dispozicion për të mbështetur Maqedoninë e Veriut drejt këtij qëllimi, pasi që tanimë është e qartë se institucionet tona kanë dështuar.

Aleanca për Shqiptarët është e gatshme që nga opozita të ofrojë tërë kapacitetet e saj organizative dhe intelektuale për të mbështetur përpjekjet e tilla reformuese dhe për të fituar luftën me murtajën e korrupsionit.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Dhjetor, 2022 20:02