Arifi: Nuk ka kurrfarë rreziku për testimin e nxënësve

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Tetor, 2021 20:12

Arifi: Nuk ka kurrfarë rreziku për testimin e nxënësve

Skriningu i nxënësve për të zbuluar nëse ndokush nga nxënësit është i prekur nga Covid-19 dhe është pa simptoma, ka filluar edhe në rajonin e Kumanovës. Testimi filloi në Nagoriçin e vjetër ku janë testuar 6 nxënës. Testimi i nxënësve bëhet pasi paraprakisht arrijnë listat me emrat e nxënësve të cilët do të testohen, kurse Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë i njofton drejtorët për këtë aktivitet shëndetësor.

“Ne sot filluam skriningun tek nxënësit e shkollave fillore. Filluam prej në Komunën e Nagoriçit të vjetër. Paraprakisht e marrim listën prej Ministrisë së shëndetësisë , ku ceken cilët nxënës përfshihen, dhe për të cilët paraprakisht pëlqim për testimin e tyre kanë dhënë prindërit. Ekipet tona gjenden në terren, i kryejnë testimet, kurse pastaj në laboratorinë tonë i kryejnë analizat. Ne planifikonim që brenda javës ti kryejmë testimet tek nxënësit, por çdo çast jemi duke i pritur listat nga Ministria e shëndetësisë për të vazhduar. Pasi të arrijnë listat ne i kontaktojmë drejtorët e shkollave se cilët nxënës duhet të testohen, shtuar jemi që ne jemi në gjendje për të kryer testimet”,- deklaroi drejtori i Qendrës për Shëndet Publik – Kumanovë, Arif Latifi.

Arifi me apel tek prindërit se duhet të lejojnë testimin, pasi që i njëjti është në të mirë të vetë fëmijëve, për tu zbuluar me kohë nëse ndokush nga fëmijët është i sëmurë pa simptoma të shfaqura.

“Unë mendoj se prindërit duhet të lejojnë testimin, sepse është në të mirë të nxënësve pasi që shohim se a është ndjenjë nxënës i sëmurë relativisht pa simptome dhe a mund ta përhap atë sëmundje. Merret një strisho në hundë dhe nuk ka kurrfarë efekti negativ për fëmijët.”,- sqaroi Latifi.

Arifi gjithashtu njoftoi se janë në pritje të arritjes së listave nga Ministria e shëndetësisë që brenda disa ditëve të kryhet me sukses ky aktivitet shëndetësor./ Tvm2

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Tetor, 2021 20:12