Arkivi i ITSHKSH bashkëpunim me arkivat mbarëshqiptare

Arkivi i ITSHKSH bashkëpunim me arkivat mbarëshqiptare

ITSHKSH organizoi konferencën e tretë mbarëkombtare të arkivistikës, ku ishin pjesmarrës edhe udhëheqësit e arkivave në Shqipëri dhe Kosovë. Në konferencë u bë e ditur se arkivat në Shqipëri dhe Kosovë do ti ndihmojnë arkivit në ITSHKSH në arkivimin e dokumentacioneve të lëvizjeve kombëtare dhe periudhës së rilindjes shqiptare në trevat tona.

“Me arkivin shtetëror të Shqipërisë dhe Agjencinë e Arkivave të Kosovës, vec kemi premtime se ata do na dhurojnë dokumente të cilat dona nevioten për ta shkruajtur edhe një herë historinë e shqiptarëve të Maqedonisë në mënyrë më të argumentuar dhe ata kanë premtuar se do dhurojnë me qindra mija dokuemte për arkivin tonë” – tha Drejtori i ITKSH-së, Skender Asani.

“Instituti ka nevojë për dokumente nga Shqipëria, ka nevojë për dokumente nga Kosova dhe MAqedonia në mënyrë që historia e shqiptarëve në RMV të shfaqet në dimensionin vet real që është një dimension krenar pjesë e pa ndashme e kombit shqiptar i të gjitha momenteve kyçe që ka kaluar kombi” – deklaroi Drejtori i DPA – Tiranë, Ardit Bido.

“Jo vetëm ngjarjet historike por edhe për yhvillime të ndryshme të spekteve arsimore,kulturore shkencore institucionale të gjitha,dokumentacioni nuk ka embargo është dokumantacion publik,mund të ketë rates të ketë kufizime ligjore por në parim është i hapur” – tha Drejtori i ASHAK në Prishtinë, Ramë Manaj.

Arkivin e ITSHKSH-së do ta ndihmojë edhe shoqata e artistëve shqiptar nga Suedia.

“Kemi 92 gazeta suedeze që kanë prezentuar situtaën aktuale të asaj kohe rreth çështjes shqiptare kemi pastaj dokumente për lëvcijet eshqiptarëve prej një vendi në një tjetër intervistë të njerëzve që kanë të bëjnë me preardhjen e tyre të arkivuara në zyrën e shoqatës së shkrimtarëve” – u shpreh Hysen Ibrahimi nga arkivi shqiptarë nga Suedi.

Konferenca u mbajt në Komunën e Çairit, me ç’rast kreu i kësaj komune, Visar Ganiu inkurajoi udhëheqësit e arkivave të punojnë në ruajtjen e historisë kombëtare.

“Arkivet duhet të mbijetojnë dhe ti rezistojnë goditjeve të kohës pasi përmesa saj ruajmë thesarin e së kaluarës,pa të cilin nuk mund të paramendohet e vërteta e kulturës hde identitetit të një pupoullit” – theksoi Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

ITKSH bën i thirrje publike edhe popullatës së RMV së që të dorëzojnë në arkivin e tyre, fondet personale për familjet që kanë kontribuar për çështjen kombëtare në periudha të ndyrshme historike që këto të dhëna të vihen në shërbim të studjuesve. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 15, 2019 20:10

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA