Arrestohen në Kosovë dy persona të shumëkërkuar në vendin tonë

Desk
By Desk May 11, 2020 19:15

Arrestohen në Kosovë dy persona të shumëkërkuar në vendin tonë

Ministria e Brendshme e Kosovës gjatë javës së shkuar nga liria ka privuar Besim Krasniqin dhe Fadil Toçin nga fshati Kondovë.

Ata kishin fletë-arrest të lëshuar nga MPB-ja e Shkupit për vepra të rënda penale. “Aksioni për arrestimin e tyre është realizuar në bashkëpunim të ndërsjellë mes INTERPOL-it në Prishtinë dhe MPB-së në Maqedoni”, njoftoi ministri i brendshëm Naqe Çulev në profilin e tij në Facebook. Sipas tij, procedura e mëtutjeshme për ekstradimin e tyre do të koordinohet nga Ministria e drejtësisë.

Desk
By Desk May 11, 2020 19:15