Arrestohet 47 vjeçari nga Shkupi

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Mars, 2023 11:04

Arrestohet 47 vjeçari nga Shkupi

Me datë 02.03.2023 në ora 21:20 në afërsi të Krivollakut, zyrtarë policorë kanë ndaluar 47 vjheçarin B.G. nga fshati Vollkovë e Shkupit.

“Gjatë kontrollit të automjetit “Mercedes” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, janë gjetur 6 emigrantë (3 nga Pakistani, 2 nga Siria dhe 1 nga Egjipti).

Më herët, në orën 20:30, automjeti është vërejtur në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë, por nuk është ndalur në shenjën e ndalimit të policisë. Pasi kanë arritur në Krivollak, shoferi dhe emigrantët kanë tentuar të ikin, por janë kapur nga policia.

Emigrantët janë akomoduar në një qendër transitore, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori Publik, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Mars, 2023 11:04
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.