Arrestohet burri që dje vrau bashkëshorten e tij me sëpatë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 11, 2020 18:43

Arrestohet burri që dje vrau bashkëshorten e tij me sëpatë

Para disa minutash ne rrugën malore mbi fshatin Strajan të Gostivarit është arrestuar 65-vjeçari me inicialet B.I që ditë më parë dyshohet të ketë kryer vrasjen e bashkëshortes së tij me thikë dhe sopat.

Policia gjatë ditës ka arritur ta lokalizojë vendndodhje e tij ku fshiheshe, ndërsa para 20 minutash ka arritur të bëjë edhe arrestimin e tij.

Edhe pse flitej se personi në fjalë mund të ishte i armatosur dhe i rrezikshëm ai gjatë arrestimit nuk ka bërë asnjë rezistencë, por i është bindur thirrjes së policisë për t’u dorëzuar.

Ndërkohë ekipet hetuese të policisë po hetojnë vendin për të gjetur armët e krimit si provë materiale.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 11, 2020 18:43