Arrestohet dhunuesi nga Prilepi, kërkohej me urdhër-arrest

Desk
By Desk November 7, 2020 22:26

Arrestohet dhunuesi nga Prilepi, kërkohej me urdhër-arrest

Oficerët e policisë nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar – Departamenti i Kërkimit dhe Stacioni Policor Prilep sot në orën 17:30 në vendbanimin Varosh në Prilep arrestuan A.T. (25) i cili kërkohej me urdhër nga Gjykata Themelore në Prilep për vuajtjen e dy dënimeve me burg prej 11 muajsh dhe 9 muajsh, tha Ministria e Brendshme, përcjell FLAKA.

Dënimet e shqiptuara kanë të bëjnë me nenin 386 (dhuna) dhe nenin 383 (sulm ndaj një zyrtari të autorizuar) të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë.

Personi do të dorëzohet në burg për të vuajtur dënimin. FLAKA

Desk
By Desk November 7, 2020 22:26