Arrestohet ikona e UFC, Jon Jones

Arrestohet ikona e UFC, Jon Jones

Ikona e UFC, Jon Jones, ka përfunduar në pranga.

Jones është arrestuar për përdorim të armëve të zjarrit, bëjnë të ditur mediet britanike.

Ngjarja ka ndodhur në Albuquerque, gjatë mëngjesit së të enjtes. Njoftimet rreth arrestimit zbulojnë se ikona e UFC është marrë nga policia rreth orës 1 të mëngjesit, në Albuquerque, Nju Meksiko, transmeton lajmi.net.

Policia ishte njoftaur për të shtëna me armë zjarri nga banorët tjerë të Albuquerque, mësohet nga njoftimi i policisë.

Jones ishte arrestuar edhe më parë nga policia, kur gjatë vitit 2012 kapej duke vozitur i dehur.  

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 26 Mars, 2020 20:20

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.