Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Arrestohet në Kosovë i dënuari për rastin “Monstra”

Arrestohet në Kosovë i dënuari për rastin “Monstra”

Redaksia

I dënuari me burgim të përjetshëm për rastin “Monstra”, në Maqedoninë e Veriut, Afrim Ismajloviq është arrestuar dje në Kosovë. Pas një aksidenti trafiku të ndodhur në Hajvali të Prishtinës, Ismajloviq u ftua për intervistim në stacionin policor. E pas verifikimit të kaluarës penale, Ismajloviqit i figuroi një urdhër-arrest nga shteti fqinj. Kjo bëri që ai nga prokurori të ndalohet për 48 orë.

Avokati i tij Besnik Berisha ka thënë për Express se ky urdhër-arrest ishte i viteve 2012/2013.

“Arrestimi i tij ka ndodhur dje në orët e pasdites. Ka qenë i rastësishëm si pasojë e një aksidenti trafiku. Përderisa ai është ftuar në stacionin policor për intervistim, sipas procedurave zyrtarët policorë kanë bërë verifikimin nëse i njëjti është i kërkuar edhe për ndonjë vepër tjetër penale, dhe i është shfaqur një urdhër arrest i vitit 2012/2013 i lëshuar nga Maqedonia e Vetiu”, ka thënë avokati Berisha.

Më tutje avokati i Ismajloviqit theksoi se për të njëjtën vepër penale klienti i tij ishte gjykuar më parë dhe se tani ishte në pritje të përfundimit të procedurave për strehim dhe azil në Kosovë.

“Për këtë urdhër-arrest dikur Ismajloviqi dhe një qytetar tjetër ishin arrestuar në Kosovë, paraburgosur, gjykuar me qëllim të ekstradimit, dhe Gjykata Themelore në Prishtine dhe ajo e Apelit e kishin refuzuar ekstradimin. Që atëherë Afrim Ismajloviqi ka qenë i lirë në Kosovë, natyrisht i është nënshtruar edhe procedurave për strehim, azil. Ka qenë në pritje të konfirmimit. Polici ka qenë i pa informuar për procedurat e ekstradimit dhe e ka njoftuar prokurorin”, tha më tutje Berisha.

E arrestimi i tij dhe ndalimi nga Policia e Kosovës, sipas Berishës është i kundërligjshëm.

“Dje e njoftova edhe prokurorin se kemi të bëjmë me një arrestim të kundërligjshëm. Mësova që çështja nga Prokuroria Themelore ka kaluar në atë Speciale. Deri më tani pasi nuk e kanë liruar besoj që do të bëjnë kërkesë për caktimin e masës së paraburgim, e që kjo kërkesë nuk duhet miratuar për shkak që ai është gjykuar për veprën e njëjtë”, ka thënë ai.

Arrestimin e tij e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

” Më 1 prill, rreth orës 15:00 në bazë të urdhëresës ndërkombëtare është arrestuar i kërkuari mashkull shtetas i Maqedonisë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes. Rasti do të trajtohet bazuar në procedurat e parapara për raste të tilla në koordinim me institucionet përkatëse”, thonë nga Policia e Kosovës.

Në ndërkohë Gjykata Penale e Shkupit më 23 shkurt të këtij viti ka dënuar me burgim të përjetshëm Alil Demirin, si dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq të akuzuar për vrasjen e pesë fishtë në Liqenin e Smilkovës, më 12 prill. Dy të akuzuarit e tjerë Fejzi dhe Haki Aziri, gjykata i dënoi me 15 dhe nëntë vjet burgim. Kurse, Sami Luta është liruar nga akuza në mungesë të provave./Alsat

Continue Reading

Previous: Në Kuvend vazhdon debati për shtyrjen e regjistrimit, kundërshton vetëm ASH-AAA
Next: Regjistrohen 50 viktima dhe 1.320 raste të reja me Covid-19

Të ngjashme

Capture-8-750x430 Arrestohet pedofili 59 vjeçar! Është kërcënuar se do të përdhunojë dhe kidnapojë të mitura

Arrestohet pedofili 59 vjeçar! Është kërcënuar se do të përdhunojë dhe kidnapojë të mitura

Redaksia
Arsovska Arsovska: Ndihma u vonua me muaj, deputetët të mendojnë me përgjegjësi

Arsovska: Ndihma u vonua me muaj, deputetët të mendojnë me përgjegjësi

Redaksia
snopce-2-780x470 Snopçe: Gabimet në politikë nuk janë gabime drejtshkrimore të cilat mund të përmirësohen

Snopçe: Gabimet në politikë nuk janë gabime drejtshkrimore të cilat mund të përmirësohen

Redaksia

TË FUNDIT

Screenshot_20210422-230634_Instagram Edi Rama: Nëse në 25 prill nuk marr një fitore të qartë, largohem nga Partia Socialiste

Edi Rama: Nëse në 25 prill nuk marr një fitore të qartë, largohem nga Partia Socialiste

40d4db81-0993-4c7d-bc67-f709a019fc10 “Asnjë tolerim kush prek votën”/ Basha: Mbështes fort deklaratat e ambasadores Kim

“Asnjë tolerim kush prek votën”/ Basha: Mbështes fort deklaratat e ambasadores Kim

Agnelli-dhe-Perez-780x470 UEFA përjashton Realin dhe Juventusin nga Liga e Kampionëve?!

UEFA përjashton Realin dhe Juventusin nga Liga e Kampionëve?!

EzmyxKfWUAgRlIV Messi shkëlqen me dy gola, Barcelona triumfon ndaj Getafes

Messi shkëlqen me dy gola, Barcelona triumfon ndaj Getafes

2 Adnan Januzaj siguron 3 pikë të mëdha për Sosiedatin

Adnan Januzaj siguron 3 pikë të mëdha për Sosiedatin


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016. 

Ne punojmë sipas udhëzimeve për raportim etik të mediave online.

Flaka Media Group – FGM  menaxhon me Flaka, Lobi dhe Gostivari Sot

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36 | +389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.