Policia e Shqipërisë ka arrestuar një person që po transportonte 83 emigrantë të paligjshëm.
Sipas policisë, 31 vjeçar shqiptar u arrestua në flagrancë pasi po i jepte ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt pagesës, në dalje të qytetit të Pogradecit.
“Shtetasi është kapur nga shërbimet e policisë, në dalje të qytetit të Pogradecit, me mjetin kamion tip trailer, duke transportuar 83 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1 mijë e 150 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ata bëjnë të ditur se po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.