Arrihet akordi, Emre Can te Dortmundi për 25 mln euro!

Arrihet akordi, Emre Can te Dortmundi për 25 mln euro!

Emre Can tashmë mund të konsiderohet një futbollist i Borussias së Dortmundit. Juventusi dhe klubi verdhezi kanë arritur akordin për transferimin e mesfushorit turko-gjerman në Signal Iduna Park.

Dortmundi ka vendosur të derdhë në arkat e Juves, shumën e 25 milionë eurove, plus bonuset për kartonin e Emre Can. Lojtari ka bërë valixhet gati dhe shumë shpejtë do të zbarkojë në Gjermani. Për Emre Can bëhet fjalë për një rikthim në Bundesliga pas eksperiencave me Bayer Munich dhe Bayer Leverkusen.

Top Channel

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 27 Janar, 2020 22:16

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.