Arrihet pajtim për programin, PLD mbetet në Qeveri

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Dhjetor, 2021 15:05

Arrihet pajtim për programin, PLD mbetet në Qeveri

Udhëheqësia e Partisë Liberale Demokrate kanë realizuar takim me liderin e ri të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, sekretarin e partisë, Ljupço Nikollovski dhe kryeministrin Zoran Zaev.

Në takim është arritur pajtim për politikat programore të qeverisë me çka nga PLD konfirmojnë se do të mbetet në Qeveri.

“Në takim është rënë në ujdi për politikat programore të cilat janë të rëndësishme për PLD në pjesën e ekonomisë, ekologjinë dhe reformat zgjedhore. Janë miratuar kërkesat tona të cilat do t’i afirmojnë politikat tona liberale dhe ato janë: rrumbullakim i procesit të decentralizimit, hapjet të ligjit për vetëqeverisje lokale, futjen e modelit me një njësi zgjedhore, lista të hapura për zgjedhje të këshilltarëve, rregullim i tregut të kriptovalutave, ndryshime në Ligjin për ndërtim dhe planifikim urbanistik me qëllim të ndalimit të kaosit urban në qendrat e qytetit dhe vendosje e theksit për jetesë humane dhe ekologji. Ndërtim i teleferikut në Pelister dhe zhvillim të turizmit dimëror. PLD tregoi se nuk heq dorë nga përkushtimi për politika tatim të barabartë dhe shfuqizim të ardhurave parafiskale. Presim bashkëpunim të ngushtë dhe të suksesshëm dhe ndërtim të politikave në interes të qytetarëve në pritje të mandatarit të ri që Qeverisë”, u deklarua pas takimit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 14 Dhjetor, 2021 15:05
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.