Arrijnë 5.300 teste që vlerësojnë imunitetin ndaj coronavirusit

Desk
By Desk April 22, 2020 16:11

Arrijnë 5.300 teste që vlerësojnë imunitetin ndaj coronavirusit

Kompania “Best Way Investment” njofton se ka siguruar 5300 teste për Covid-19, në vlerë prej 3.095.730 denarë (50.000 euro) për nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoni.

Testet janë prodhuar nga kompania amerikane “Abbott Molecular inc”, e cila është njëra nga më të njohurat në botë në këtë fushë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përmes këtyre testeve siç thuhet, mund të identifikohen personat të cilët kanë fituar imunitet ndaj Covid-19.

Testet gjithashtu identifikojnë praninë e coronavirusit me 100 përqind ndjeshmëri tek personat që janë të infektuar, si dhe tek ata që kanë qenë të infektuar, të cilët kanë pasur simptoma të lehta ose nuk kanë pasur fare.

Këto teste janë të reja dhe janë të parët që vijnë në Maqedoni. Deri tani SHBA-të, Britania, Izraeli dhe disa vende tjera kanë porosirutr më shumë se 30 milionë teste, theksojnë nga kompania.

Desk
By Desk April 22, 2020 16:11