Arsenali dhe Fiorentina me oferta për Bardhin

Arsenali dhe Fiorentina me oferta për Bardhin

Sipas mediave në Spanjë, skuadra e Arsenalit ka dërguar ofertë konkrete për Enis Bardhin. Sipas radios “Onda Çero”, skuadra angleze është në kërkim të firmës së mesfushorit shqiptarë, edhe pse në këtë garë përballet me sfidën e Fiorentinës, por edhe disa skuadrave nga Bundesliga.

Bardhi është autor i 2 gola në 3 ndeshjet e fundit me të cilat Levante, që tani është në mesin e sigurt dhe gati 90 për qind ka siguruar mbijetesën. Bardhi ka shënuar 16 gola dhe 10 asiste në 3 vite e qëndrimit te Levante, që e bën njërin ndër lojtarët më të rëndësishëm te skuadra spanjolle. Ndërkohë trajneri i Arsenalit, Mikael Arteta dëshiron që të shtojë kualitetin në mesfushën e skuadrës angleze, duke ditur se e ardhmja e Gendouzit dhe Seballosit është në dyshim. Klauzola për prishjen e kontratës së Bardhit me Levantes, është 50 mln euro.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 29 Qershor, 2020 20:41

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

Marketing politik