Arsenali e United e duan Umtitin, Barca kërkon 50 milionë euro

Arsenali e United e duan Umtitin, Barca kërkon 50 milionë euro

Klubi spanjoll, Barcelona ka paralajmëruar Arsenalin dhe Manchester Unitedin së duhet të paguajnë 50 milionë euro nëse dëshirojnë ta blejnë Samuel Umtitin.

Mbrojtësi francez më gjasë do të largohet nga ‘Camp Nou’ gjatë kësaj verë.

“Topçinjtë” dhe ‘Djajtë e Kuq’ prej kohësh janë duke e monitoruar lojtarin. Por, siç raportojnë mediat spanjolle, Barcelona kërkon hiq më pak se 50 milionë euro për ta lënë të lirë Umtitin, transmeton Scanner.

Francezi nuk ka pasur hapësirë të madhe tek ‘blaugranat’ këtë sezon të garave, dhe sipas të gjitha gjasave, e ardhmja e lojtarit do të jetë larg Spanjës.

Destinacioni i Umtitit thuhet se do të jetë Premier League, ku ai Arsenalin dhe United thuhet se janë duke u përgatitur të hedhen në sulm për francezin.  

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 28 Mars, 2020 20:07

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.