Arsenali i Xhakës mund West Hamin, pesë pikë larg Championsit

Desk
By Desk March 7, 2020 19:45

Arsenali i Xhakës mund West Hamin, pesë pikë larg Championsit

Arsenali e ka fituar derbin londinez kundër West Hamit, me rezultat 1-0, sfidë kjo e zhvilluar në “Emiratës” në kuadër të javës së 29-të Premier Leagues.

“Topçinjtë” arkëtuan tri pikë tejet të vlefshme në garën për të siguruar një vend që çon në kupat evropiane.

Skuadra e Artetas, gjatë terë ndeshjes kishte dominim në terren, ndërsa golin e fitores e gjeti përmes Lacazzette në minutën e 78-të.

Në radhët e Arsenalit titullar ishte edhe kosovari Granit Xhaka, i cili bëri një ndeshje mjaft të mirë.

Pas kësaj fitore, Arsenali ngjitët në vendin e nëntë me 40 pikë, vetëm pesë pikë larg vendit të katërt që çon në Champions League.

Desk
By Desk March 7, 2020 19:45