Arsenali mposhtet, por avancon në çerekfinale të Europa League

Arsenali ka avancuar në çerekfinale të Europa League.
“The Gunners” kanë pësuar humbje ndaj Olympiacosit në Londër në ndeshjen kthyese të Europa League, shkruan lajmi.net.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, por në pjesën e dytë, Olympiacos shënoi.
Ishte futbollisti, El Arabi i cili shënoi gol në min (51′). Kujtojmë se El Arabi kishte shënuar gol edhe në sfidën e parë në Athinë.
Rezultati përfundimtar, Arsenal 0-1 Olympiacos.
Por, Arsenali avancoi tutje sepse kishte fituar ndeshjen e parë me rezultatin 3-1.