Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Kosovë
  • Arsim Bajrami: PDK dhe LDK nuk mund të jenë opozitë e bashkuar

Arsim Bajrami: PDK dhe LDK nuk mund të jenë opozitë e bashkuar

Redaksia

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe një prej themeluesve të kësaj partie, Arsim Bajrami e konsideron të gabuar vendimin e PDK-së për të mos marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit të vendit. Sipas tij, me këtë është treguar papjekuri politike. Njësoj gabim, sipas Bajramit, ka qenë edhe votimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti 1 në kohën e pandemisë.

Anëtarësi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Arsim Bajrami vlerëson se është jashtëzakonisht me rëndësi që në Kosovë ka ndodhur një tranzicion paqësor i pushtetit duke u kompletuar kështu formimi i institucioneve.

Duke folur për zgjedhjen e presidentit, ku përveç Lidhjes Demokratike të Kosovës, pjesa tjetër e opozitës nuk mori pjesë në votim, Bajrami vlerëson se është qasje e gabuar, sidomos nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Çdo kund në pluralizëm ka taktika politike, si një nga themeluesit e Partisë Demokratike, nënkryetar për 17 vite e quaj të gabuar logjikën e PDK-së për të mos marrë pjesë në seancën ku themelohen institucionet. Nuk është kjo esenca e PDK-së, nuk është kjo origjina dhe filozofia që ne e kemi ndërtuar. Partia Demokratike është parti institucionaliste, shtetformuese dhe nuk duhet të bojkotoje asnjë seancë ku zgjidhen institucionet shtetërore, ajo mund të votojë kundër, mund të abstenojë por asesi të bojkotojë themelimin e institucioneve shtetërore për të cilat PDK ka dhënë kontribut dhe është partia kryesore shtetformuese”, thotë Bajrami.

Gabime me politika adoleshente i konsideron Bajrami veprimet për braktisje të seancave të Kuvendit në të cilat vendoset për kryetarin e shtetit.

 “Ky shtet është krijuar nga PDK dhe LDK, por kryesisht nga PDK, në momentin kur PDK i ka fituar zgjedhjet e vitit 2007 ne kemi përgatitu deklaratën e pavarësisë ne kemi shkruar Kushtetutën dhe neve nuk na lejohen gabime të braktisim seancat me politika adoleshente dhe të tregojmë papjekuri politike dhe të zbehim karakterin tonë shtetëror”, thotë Bajrami.

Sipas Bajramit, PDK ka gabuar edhe një vit më parë kur e ka përkrahur rrëzimin e qeverisë në kohën e pandemisë.

 “U kam sugjeruar miqve të mi edhe në kohë pandemie që mos të votojnë për rrëzimin e Qeverisë Kurti në kohë pandemie (mars 2020), në kohë të një krize kombëtare, të abstenojnë dhe të tregojnë lidership dhe ta lënë këtë si një problem, konflikt të brendshëm, në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes dhe nuk më kanë dëgjuar, kanë gabuar dhe e kanë pranuar se kanë gabuar”, thotë Bajrami.

Megjithatë, Bajrami thotë se PDK do të duhej të kalonte këto gabime dhe të angazhohej për një opozitë të fortë për çka tha se të njëjtit kanë përvojë.

Bajrami nuk sheh opozitë të bashkuar PDK-LDK.“Është mirë që kjo opozitë të jetë shumë aktive, nuk po flas për një opozitë të bashkuar sepse unë sa i njoh këto dy parti (PDK-LDK) në opozitë nuk mund të bashkohen sepse kanë probleme, por besoj fuqishëm që Partia Demokratike do të konsolidohet si opozitë dhe do ta rikthejë përvojën e kabinetit të qeverisjes së mirë të viteve 2005-2007, kur përmes kabinetit të qeverisjes së mirë ka arritur që të ndërtoje politika alternative dhe të fitojë besimin e popullit dhe të fitojë zgjedhjet”, shton Bajrami.

Arsim Bajrami, deputet ne pesë legjislatura të Kuvendit të Kosovës dhe dy herë ministër, e sheh pozitive një qeveri me shumicën në Kuvend meqë siç thotë ai, ndërpritet praktika e shpeshtë e rrëzimit të qeverive me mocione mosbesimi.

Ai shton se qeveria e zgjedhur, në krye me Albin Kurtin duhet të tregohet e përgjegjshme dhe, siç thotë ai, të largojë arrogancën politike, e pushtetin ta kuptojë si besim duke u transformuar në shërbim të qytetarëve.

Continue Reading

Previous: “Edhe na kemi nevojë të jetojmë”, flet xhaxhai i Konjufcës që u emërua këshilltar në ministri
Next: Gjysmë milioni euro për katër avokatë të Dhomave të Specializuara

Të ngjashme

ldk-1 Molliqaj: LDK nuk ekziston më

Molliqaj: LDK nuk ekziston më

Redaksia
46607 Emmanuel Mcron: Franca qëndron në përkrah të Kosovës në përballimin e sfidave

Emmanuel Mcron: Franca qëndron në përkrah të Kosovës në përballimin e sfidave

Redaksia
2 Osmani, ambasadores së Francës: Presim mbështetje për liberalizimin e vizave

Osmani, ambasadores së Francës: Presim mbështetje për liberalizimin e vizave

Redaksia

TË FUNDIT

Rita-dhe-Vera-Ora-634x470 Edhe nëna e Rita Orës vishet me veshje kombëtare si e bija

Edhe nëna e Rita Orës vishet me veshje kombëtare si e bija

Taylor-Swift-780x470 Pas 54 vitesh, Taylor Swift thyen rekordin e grupit të famshëm muzikor

Pas 54 vitesh, Taylor Swift thyen rekordin e grupit të famshëm muzikor

2 Kush kërkoi i pari ndarjen, Kim apo Kanye?

Kush kërkoi i pari ndarjen, Kim apo Kanye?

1 Harry do të shtyjë largimin e tij nga Pallati Mbretëror, kjo është arsyeja

Harry do të shtyjë largimin e tij nga Pallati Mbretëror, kjo është arsyeja

CLICK-BEKTESHI-2 Bekteshi: Nga fundi i majit mund të hapen restorantet e dasmave

Bekteshi: Nga fundi i majit mund të hapen restorantet e dasmave


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.