Arsovska: Do ta ndërpres kontratën për ndriçim gjatë Vitit të Ri

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 20:34

Arsovska: Do ta ndërpres kontratën për ndriçim gjatë Vitit të Ri

Departizimi i Qytetit të Shkupit është në funksion të kualitetit të qytetarëve, ky do të jetë përkushtimi kryesor i kryetares së re, Danella Arsovska, e cila në një brifing me gazetaret shpalosi planet.

Ajo tha se 82 ditët e para, prioritet ka pastrimi i Qytetit nga deponitë dhe një pjesë e tyre do të shndërrohen në parqe. Gjithashtu premtoi transportin publik ta bëjë falas, por duhet të bëhen analizat e nevojshme që të zgjidhet thelbësisht problemi, kjo na mori shumë kohë, tha Arsovska. Gjithashtu njoftoi se marrëveshja e nënshkruar nga ish-kryetari Shilegov për ndriçimin e qytetit gjatë festave të fundvitit, do të ndërpritet. Ajo thotë se është e pakuptim të dekorojmë qytetin një këtë kohë krize me energjinë.

“Qyteti i Shkupit do të përpiqet të gjejë gjuhë të përbashkët me kompaninë për ndërprerjen e kontratës për ndriçimin. Do të gjejmë një zgjidhje si ta festojmë Vitin e Ri në mënyrë modeste dhe me çmim të ulët, dhe jo me gati 250 mijë euro për ndriçim, në mes të krizës ekonomike dhe energjetike. Të gjitha mjetet juridike janë në dispozicion për zgjidhjen e kontratës.”,- tha Arsovska.

Qyteti i Shkupit do të afrohet më shumë me qytetarët dhe do të bëjë gjithçka që të mos ketë përçarje politike. Ajo tha se nuk është politikane, as nuk do të ketë revanshizëm dhe shkarkime. Ata që janë profesionistë dhe kompetent për pozitën e tyre do të mbeten në punë, në mënyrë që qytetarët të kenë shërbim më të mirë. Ata që deri më tani nuk i kanë drejtuar siç duhet ndërmarrjet publike, Arsovska beson se tash e tutje nuk do t’i drejtojnë. Pas marrjes së detyrës, Arsovska gjeti projekte të filluara nga paraardhësi i saj, dhe tha se do të realizohen vetëm ato projektet që janë të dobishme për Shkupin dhe do të përfitojnë qytetarët e saj. Ajo theksoi se të gjithë këshilltarët janë njësoj para saj dhe pret bashkëpunim me të 45 të zgjedhurit, sepse pas marrjes së detyrës ata tashmë u shërbejnë qytetarëve, jo partive politike./ Tvm2

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 20:34
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.