Arsovska shkarkon nga detyra drejtorin Zudi Enuzi: Shkupit jo qendër dhune!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Korrik, 2022 00:06

Arsovska shkarkon nga detyra drejtorin Zudi Enuzi: Shkupit jo qendër dhune!

Drejtori Zudi Enuzi njëherit edhe kryetar i degës së ASH në Shkup, është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës në ndërmarrjen publike Higjiena Komunale.

Shkarkimi i Enuzit ndërlidhet me incidentin e sotshme tek sheshi Skënderbeu në protestën kundër propozimi francez.

Qyteti i Shkupit, si qytet i bashkëjetesës dhe solidaritetit, nuk guxon të jetë qendër dhune dhe përplasjesh me armë zjarri dhe krijimi i tensioneve ndëretnike mes bashkëqytetarëve tanë.

Politika po merr vrull dhe në asnjë rast nuk duhet të ndikojë në profesionalizmin e drejtimit të institucioneve.

Pavarësisht menaxhimit të shkëlqyeshëm dhe profesional të ndërmarrjes publike Higjiena Komunale nga Zudi Enuzi, kodi im i etikës nuk e lejon atë të vazhdojë të menaxhojë ndërmarrjen. Për këtë arsye ai u shkarkua nga pozita e ushtruesit të detyrës, ka njoftuar kështu Danela Arsovska kryetare e Qytetit të Shkupit.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Korrik, 2022 00:06
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.