Arsovski: Amzoski është zhvatur, Boki 13 i ka marrë 260 mijë euro
VMRO-DPMNE ka publikuar të dhëna që hedhin dyshime se Bojan 13, Prokurorja Speciale Katica Janeva dhe Kryeministri Zoran Zaev kanë bërë zhvatje që nga viti 2017. Partia opozitare pretendon se dy vjet më parë është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore Publike kundër Adrian Amzoskit dhe kompanisë “FINE” SHPK Shkup në lidhje me ndërtimin e objektit “Kosmos” në të cilin Amzoski ishte investitor. Disa muaj më vonë rastin u mor nga PSP-ja, ose Katica Janeva. Sipas opozitës, familja Amzoski transferoi 260,000 euro në “Aleancën Ndërkombëtare” të Boki 13, dhe kështu Adrian Amzovski siguroi lirinë e tij dhe akuza ndaj tij është tërhequr.
Pasi e gjithë kjo ka përfunduar në favor të Adrian Amzoski dhe kompanisë FINE SHPK, dhe pasi Adrian Amzoski ishte i sigurt, kompania” DRIM BILDING “nga Struga, ku personi i autorizuar ishte i njëjti Adriani, vëllai dhe babai i tij ishin pjesë e pronësisë së kompanisë, transferon 260,000 euro, ose 16,103.986 denarë te Aleanca Ndërkombëtare e Boki 13, për një projekt që nuk është implementuar kurrë. Ajo që është interesante dhe befasuese është se kompania “Drim Billding” në tërë vitin 2017 ka bërë fitim neto prej vetëm 7,000 eurosh.”-tha Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.
Nga LSDM-ja në pushtet ndërkohën kërkuan nga Kristian Mickovski që të pranojë se në Hungari ishte takuar edhe me Nikolla Gruevskin. Zëdhënësi i partisë, Kostadin Kostinov thotë se pas pranimit të Mickoskit se është takuar me Zoki Kiçeecin- i dyshuar për rastin “Reket”, ai tani mund edhe të pranojë se ishte takuar me ish-shefin e partisë Gruevski.
Me kë po bashkërendon Mickoski për të parandaluar integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në NATO dhe BE? Mickoski me sa duket vendi i tij është shumë i vogël, për ti fshehur skemat e tij kundër përparimit, reformës dhe drejtësisë. Roli i Mickoskit po konfirmohet gradualisht. Nuk do të kenë sukses tentimet e tij, për ti mbrojtur krimet e oligarkëve të regjimit të VMRO-DPMNE-së”- tha Kostadin Kostinov, yëdhënësi i LSDM-së.
Ish kryetari i Gazi Babës Toni Trajkovski, i cili akuzohet në rastin TNT për prishjen e kompleksit Kosmos në një seancë gjyqësore, kërkoi largimin e Katica Janevës për shkak të dyshimit se ka lidhje me rastin Reket. Trajkovski tha se për arsye morale Janeva duhet të kërkojë vetë përjashtim nga rasti TNT.