Arsovski: Ligji për gjuhët është tërësisht jofunksional dhe i pa zbatueshëm

Desk
By Desk 12 Dhjetor, 2019 21:47

Arsovski: Ligji për gjuhët është tërësisht jofunksional dhe i pa zbatueshëm

Sipas zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski, Komisioni i Venecias sipas mendimit të tij deklaroi se Ligji për përdorimin e gjuhëve është i pa zbatueshëm sidomos në gjyqësor. Miratuar në mënyrë kontrabandë pa debat publik. Komisioni i Venecias ka konfirmuar se ligji është antikushtetues dhe ka kaluar jashtë procedurave ligjore, thotë Arsovski në Alsat, përcjell FLAKA.

“Nuk është çështje nëse VMRO-DPMNE ishte përfshirë në miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Publiku i ekspertëve duhej të dëgjohej. Ligji u miratua pa mendimin e Komisionit të Venecias dhe tani po kthehet si një bumerang, duke deklaruar se duhen vite dhe shumë burime për ta zbatuar atë veçanërisht në gjyqësor. Ne besojmë se asnjë ligj nuk mund të miratohet për përfitimet e një grupi etnik në kurriz të etnive të tjera në vend. Mendimi i Komisionit të Venecias është obligativ. VMRO-DPMNE dërgoi vërejtje në Komision. Me metodologjinë e re për zgjerimin e BE-së që po zhvillohet aktualisht, të gjitha mendimet e komiteteve do të monitorohen nga janari”, thotë Arsovski. FLAKA

Desk
By Desk 12 Dhjetor, 2019 21:47