Arsovski: Zgjedhjet presidenciale janë referendumi i dytë për Marrëveshjen e Prespës!

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 1, 2019 21:35

Arsovski: Zgjedhjet presidenciale janë referendumi i dytë për Marrëveshjen e Prespës!

Për analistin Petar Arsovski, zgjedhjet presidenciale në Maqedoni mund të interpretohen si referendumi i dytë mbi Marrëveshjen e Prespës. Sipas tij, nuk ka eufori rreth zgjedhjeve presidenciale. Analisti beson se sipas një rregulli të pashkruar në Maqedoni në zgjedhjet presidenciale, më pak njerëz dalin të votojnë se sa për zgjedhjet parlamentare, përcjell FLAKA.

“Zgjedhjet e kaluara në raundin e parë rreth 920.000 votues dolën dhe 960.000 në të dytin. Për zgjedhjet presidenciale, duke pasur parasysh se kompetencat e kreut të shtetit janë më të vogla, gjithnjë ka më pak pjesëmarrje dhe më pak eufori. Ndoshta kjo do të kapërcehet këtë herë, sepse ekziston një tension relativisht i lartë midis dy partive politike kryesore, kështu që zgjedhjet presidenciale mund të interpretohen si referendumi i dytë mbi marrëveshjen e Prespës dhe kjo do të çojë në një pjesëmarrje më të madhe. Nga ana tjetër, ka zhgënjim dhe apatia mes elektoratit, prandaj nuk pres pjesëmarrje spektakolare në zgjedhje”, thotë Arsovski. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 1, 2019 21:35