Artan Grubi: Ditë e trishtë për Kosovën dhe shqiptarët, por e drejta do të ngadhnjejë

Desk
By Desk November 5, 2020 23:14

Artan Grubi: Ditë e trishtë për Kosovën dhe shqiptarët, por e drejta do të ngadhnjejë

Artan Grubi

Ditë e trishtë, e vështirë për Kosovën dhe shqiptarët, por e drejta dhe e vërteta patjetër që do të ngadhnjejë.

Kur je në të drejtën tënde, kur ke ndërgjegjën e pastërt, kur ke popullin me vete, shkon e ballafaqohesh burrërisht me drejtësinë pa të tu dridhur qerpiku.

Me guxim e me vetbesim, si buzëqeshja e Fehmi Lladrovcit kur e pyesin “A kishit me vdek për Kosovën?”, “Gjithëqysh, me dëshirënë më të madhe. Më e shtrenjtë është liria se sa jeta. Ky do të ishte fati më i madh i imi i jetës.” u përgjigj heroi kombëtar, dëshmori Fehmi Lladrovci.

Kur ke fajin mbi supe, siç kishin drejtuesit politik dhe ushtarak serb për gjenocidin ndaj popullit shqiptar dhe luftën në Kosovë por edhe në ish Jugosllavi, atëherë gjen birën e miut për ti ikur drejtësisë.

Beteja e fundit do të jetë beteja e fitores!

Desk
By Desk November 5, 2020 23:14