As 10,000 qytetarë nuk e kanë e marrë vaksinë falas kundër gripit sezonal

Redaksia
By Redaksia 4 Dhjetor, 2020 20:53

As 10,000 qytetarë nuk e kanë e marrë vaksinë falas kundër gripit sezonal

Vaksina e gripit sezonal në vend, llogaritur edhe ditën e djeshme e kanë marrë 9,815 qytetarë të cilët kanë caktuar termine përmes mjekut amë. Prej tyre, 2,103 janë nga Shkupi. Vaksinimi kundër gripit sezonal kryhet në përputhje me planet e përcaktuara, dhe në përputhje me protokollet e vendosura për kohën dhe distancën fizike midis pacientëve, sipas të dhënave nga Sistemi Kombëtar i Regjistrave Elektronikë të Shëndetit “Termini Im”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, përcjell FLAKA.

Ka vaksina për të gjithë, thekson Ministria dhe shton se çdo të premte të javës aktuale, takimet për vaksinim hapen përmes sistemit “Termini Im”.

Për këtë sezon të gripit, janë prokuruar 40,000 doza të katër llojeve të vaksinave të gripit, të destinuara për vaksinimin falas të grupeve në rrezik. Krahasuar me sezonin e kaluar, për të cilin u prokuruan 28,000 doza të vaksinave, këtë vit sasitë janë rritur me rreth 40 për qind, thekson Ministria dhe u bën apel qytetarëve që kanë caktuar një takim vaksinimi të paraqiten në pikën e vaksinimit, dhe nëse parandalohen, anuloni afatin e rezervuar.

Vaksinimi falas kundër gripit sezonal kryhet në gjashtë pika të ISHP-së në Qendrën Shëndetësore Shkup, si dhe në qendrat shëndetësore në Veles, Negotinë, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Ohër, Strugë, Vevçan, Makedonski Brod, Rostushë, Manastir, Prilep, Krushevë, Resnjë , Demir Hisar, Sveti Nikollë, Radovish, Strumicë, Shtip, Vallandovë, Kumanovë, Kratovë, Kriva Pallankë, Berovë, Dellçevë, Vinicë, Probishtip, Pehçevë dhe Koçan. Vaksinimi kryhet edhe në spitalet e përgjithshme në Gjevgjeli, Dibër dhe Kavadar. FLAKA

 

Redaksia
By Redaksia 4 Dhjetor, 2020 20:53