“AS”: Futbolli shqiptar ka ndryshuar shumë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Dhjetor, 2023 22:11

“AS”: Futbolli shqiptar ka ndryshuar shumë

“Kualifikimi në Europian nuk është rastësi”

Futbolli shqiptar ka ndryshuar shumë në dekadën e fundit, kjo e parë nga syri i një gazetari spanjoll.

Alex Torres, në një shkrim të botuar në sportiven “AS”, tregon se në 2013 pa një stadium të rrënuar në Tiranë dhe askujt nuk i shkonte në mendje të luante në një eveniment madhor.

10 vite më vonë realiteti është tërësisht ndryshe sipas gazetarit spanjoll, i cili udhëtoi edhe herë të tjera drejt vendit tonë dhe pret të botojë një libër vitin e ardhshëm.

Shqipëria do të luajë në Kampionatin Europian të dytë, pasi është kualifikuar në fazën finale në dy prej tre edicioneve të fundit.

Stadiumi “Air Albania” në Tiranë është sot një nga më modernët në kontinent dhe madje ka pritur një finale Europiane, atë të Conference League ku Roma fitoi ndaj Feyenoord.

Tashmë gjetja në një grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, përtej faktit se është e logjikshme që të përfundojë me zero pikë, i jep vendit një prestigj futbolli që as më optimistët nuk mund ta kishin menduar se do t’i realizohej, sipas gazetarit spanjoll.

Ai tregon se ka pasur shumë protagonistë në këtë transformim. Sylvinho ka meritë të padiskutueshme në këtë kualifikimin e dytë, që ka qenë shumë më i bujshëm se i pari, në të cilin nuk mund të nënvlerësohet rëndësia e episodit të dronit që fluturoi mbi Beograd në një ndeshje historike dhe jashtëzakonisht të diskutueshme kundër Serbisë.

Alex Torres kujton edhe atë që bëri Gianni De Biasi, i cili bindi mbarë popullin se e pamundura nuk ishte edhe aq e pamundur.

Tv Klan

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Dhjetor, 2023 22:11

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare