AS: Reali e do ‘bishën’ e Dortmundit

AS: Reali e do ‘bishën’ e Dortmundit

Konfirmohen zërat e interesimit të Real Madrid për Erling Haaland.

Në listën e dëshirave të Florentino Perez ndodhen emra si Kylian Mbappe dhe Lautaro Martinez për repartin e sulmit, por janë shtuar kuotat e bomberit norvegjez.

Spanjollja AS raporton se “Los Blancos” janë befasuar nga vazhdimësia e sulmuesit të Dortmund, i cili ka shënuar 12 gola në tetë ndeshje të zhvilluara me verdhezinjtë gjermanë, transmeton abcnews.

Blerja e tij pritet të kushtojë, por paratë nuk janë problem për gjigantin spanjoll. Haaland ka një karrierë të madhe përpara dhe presidenti Perez do të bëjë maksimumin për ta bindur që të transferohet në “Santiago Bernabeu”.  

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 28 Shkurt, 2020 19:57

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.