Asambleja e OKB-së, Pendarovski: Për çështjet e hapura duhet dialog

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 23, 2020 19:24

Asambleja e OKB-së, Pendarovski: Për çështjet e hapura duhet dialog

Presidenti, Stevo Pendarovski, në fjalimin online në debatin e përgjithshëm në sesionin e 75 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ripërsëriti qëndrimin se RMV ka sjellë stabilitet shtesë në rajon, duke zgjidhur dilemat dhe çështjet më thelbësore të vendit, siç ishte marrëveshja me Greqinë, e të gjitha këto janë realizuar me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara.

“Tani po zbatojmë atë për të cilën jemi dakorduar, e cila do të jetë frytdhënëse si për të dyja vendet ashtu edhe për tërë rajonin. Në të njëjtën kohë, ne jemi të gatshëm të zgjidhim të gjitha çështjet e hapura përmes dialogut të njësive të barabarta, për të cilat një shembull domethënës është Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me fqinjin tonë, Republikën e Bullgarisë. Në frymën e multilateralizmit, Republika e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të përmbushë detyrimet e saj ndërkombëtare dhe të mbështesë punën e Kombeve të Bashkuara dhe agjencive të saj të specializuara në krijimin dhe zbatimin e politikave për çështje me rëndësi globale.”,- deklaroi kryetarja i RMV-së, Stevo Pendarovski.

Pendarovski potencoi se RMV do të vazhdojë të mbështesë politikat e Kombeve të Bashkuara.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 23, 2020 19:24