Asfaltohet rruga në Studime të Vushtrrisë, dyshime se mund ta zë një veturë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Korrik, 2022 22:02

Asfaltohet rruga në Studime të Vushtrrisë, dyshime se mund ta zë një veturë

Fotografia e një rruge të shtruar në fshatin Studime të Vushtrrisë po komentohet me të madhe në rrjete sociale.

Kjo për shkak të gjerësisë së rrugës, e cila po ta shikosh mirë e me kujdes, duket se nuk e zë asnjë makinë, e lëre më dy, shkruan lajmi.net.

Sidoqoftë, kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, po e mohon se kjo rrugë është projekt i tij.

Ai thotë se këto rrugë që po asfaltohen janë projekte nga qeveria e kaluar, dhe nuk mund të ndryshohet asgjë.

“Përshëndetje të gjithë juve që keni komentuar. Me respektin për secilin nga ju, ndjej obligim t’ju sqaroj, se të gjitha këto rrugë që janë duke u asfaltuar janë projekte nga qeveria e kaluar, dhe ne nuk mund të ndryshojmē asgjë”, ka thënë Idrizi në koment të një faqeje lokale që e ka publikuar fotografinë e rrugës. /Lajmi.net/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Korrik, 2022 22:02