ASH-ja e Selës mbështet protestën “Liri për Çlirimtarët” – ASH-ja e Arben Taravarit vendos të martën

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Dhjetor, 2025 11:33 Përditësuar

ASH-ja e Selës mbështet protestën “Liri për Çlirimtarët” – ASH-ja e Arben Taravarit vendos të martën

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, ka shprehur mbështetje të plotë për protestën e paralajmëruar më 13 dhjetor në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, e cila synon të kërkojë drejtësi për drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që aktualisht mbahen në paraburgim.

Partia u bën thirrje anëtarëve, simpatizantëve dhe gjithë qytetarëve shqiptarë, pa dallime partiake, që t’i bashkohen protestës masive. Sipas Aleancës, akuzat e ngritura ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së përbëjnë përpjekje për të “njollosur luftën e pastër çlirimtare të popullit shqiptar”.

“Çdo shqiptar që e ndjen dhe e do lirinë duhet ta shohë këtë si një kauzë mbarëkombëtare,” theksohet në deklaratë, duke shtuar se pjesëmarrja në protestë është një “obligim moral” në mbrojtje të dinjitetit dhe historisë së shqiptarëve.

Aleanca për Shqiptarët nënvizon se kërkesa për drejtësi nuk është betejë politike, por një çështje që i prek të gjithë shqiptarët, përfshirë ata që sipas partisë po mbahen padrejtësisht në burg.

Ndërkohë, nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit pritet që të marrin qëndrim gjatë ditës së martë. Kjo bëhet e ditur për Flaka, nga kampi i Taravarit. Sakaq, VLEN ka bërë të ditur se nuk do tа përkrah protestën. Gazeta Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Dhjetor, 2025 11:33 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.