ASH ke ca fjalë për Muhamed Zekirin

ASH ke ca fjalë për Muhamed Zekirin

Pas publikimit të videopërgjimeve nga nënkryetari i LSDM Muhamet Zeqiri, kanë reaguar nga ASH përmes kryetarit të Degës së Kumanovës.

Në reagimin e tyre thuhet:

Mirmëngjesi “Shoqëria e përbashkët për të gjithë”

Tani më është e njohur se në RMV egzistojnë dy lloje të drejtësisë apo më mirë thënë të padrejtësisë.

E para është ajo që vjen në pyetje kur duhet të gjykohet një shqiptar i zakonshëm e që për fat të keq ka me qindra raste të tilla, ku shqiptarët gjykohen, dënohen e mbahen nëpër burgjeve për vepra që asnjëherë nuk i kryen.

Ndërsa e dyta është ajo “drejtësia” që bën lojra e lojra të ndryshme, vetëm për ti ruajtur nga dënimet politikanët e korruptuar që e kanë vjedhur shtetin dhe e kanë zhytur në borxhe duke e drejtuar vendin në një rrugë të rrezikshme.

Rast konkret është edhe padia që ju bë shokut tonë nga ASH Lulzim Aliti i cili u akuzua për shpërndarje të materialeve pêrgjuese apo të njohura si “Bomba” se0se me ligj qenka e ndaluar.

Veprimin e njejtë e bëri edhe nënkryetari i LSDM Muhamet Zeqiri kur në profilin e tij në facebook shpërndau një ndër përgjimet e ish ministrit Blerim Bexheti.

Kërkojmë nga organet e drejtësisë që ti trajtojnë njejtë qytetarët qofshin ata të pushtetit ose të opozitës qofshin maqedonas apo shqiptar sepse para ligjit të gjithë jemi dhe duhet të jemi të barabart, në të kundêrtën rruga jonë drejtë BE-së, ditë e më shumë po largohet.

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 21, 2019 11:48

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.