ASH: Kemi bisedime me LSDM-në, për BDI-në vendos kryesia

ASH: Kemi bisedime me LSDM-në, për BDI-në vendos kryesia

Nga Aleanca për Shqiptarët njëri nga zyrtarë më të lartë të saj konfirmon enkas se ka biseda të vazhdueshme por nivelit më të ulët me LSDM-n e Zoran Zaevit për ndarjen e pushtetit.

“Po mund të them se kemi bisedime me LSDM-na pa ndërprerë, por ato mbahen nga zyrtarë më të ulët partiak, për më shumë presim si do të ecin bisedat më tutje. Tani për tani nuk mund të themi asgjë. Por disponim ka në strukturat tona që me LSDM-në të jemi pjesë e Qeverisë së re, natyrisht nëse kjo parti pranon programin tonë politik dhe ekonomik siç po bisedohet. Ne nuk jemi si kundërshtarëet tanë që pa kushte të qeverisim për shqiptarët”, thotë njëri nga zyrtarët më të lartë partiak që dëshiron të mbetet anonim.

Sa i përket zërave në opinion se do të ketë takim me liderin e Bashkimit Demokratik Ali Ahmeti, kryetari i ASH-së Ziadin Sela, ky zyrtar thotë se “kjo as që mendohet dhe diskutohet në parti tani për tani. Për takim eventual me Ali Ahmetin, do të diskutohet në kryesinë e partisë dhe do të meret një qëndrim”.

Nga partia Alternativa mbeten në qëndrimin e kryetarit të partisë Afrim Gashi që dha sot për emisionin Brifing.

Zyrtarë nga kjo parti thonë se me LSDM-në aktualisht nuk ka asnjë lloj negociatash duke pritur të vendosin vetëm pas marrjes së manadtit nga Presidenti Pendarosvki.” Mbetemi në vija zyrtare me LSDM-në, tani për tani nuk ka kurrfarë negociatash. Me LSDM-në do të bisedojmë vetëm pasi të marrin mandatin për krijimin e Qeverisë nga Presidenti Stevo Pendarovski”, thotë Meriton Shabani nga Alternativa./infoshqip/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 29 Korrik, 2020 21:26

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.