ASH: Keqmenaxhimi i punës në kadastër shkakton vdekjen e të punësuarës

Desk
By Desk November 4, 2020 12:17

Situata epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut dita ditës keqësohet dhe sipas të gjitha parashikimive do të dal jashtë kontrollit. Arsyeja është vala e dytë e infeksionit nga virusi SARS-CoV 2 dhe menaxhimi i dobët nga ana e politikbërësve shëndetësore, por edhe nga ana e punëdhënësve ose sherifave partiak. Shembull tipik është Kadastra e Patundshmërive në Shkup ku ishte paraqitur klaster i të infektuarve me virusin SARS-CoV 2 ku si pasojë gjen vdekjen një e punësuar në këtë institucion.

Sipas informacioneve të siguruara kuptuam se drejtori i këtij institucioni publik fare nuk ka ndërmarrë masa sigurie në vendin e punës dhe ka lejuar që në hapësira të vogla të punojnë mbi 20 të punësuar duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre. Aleanca për Shqiptarët përkrah reagimin e Konfederatës të sindikatave të lira që Qeveria dhe punëdhënësit të respektojnë ligjin për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës dhe të riorganizojnë proçesin e punës si dhe kërcënimin për të përdorur të gjitha mjetet legjitime që i garanton ligji për marrëdhënie të punës.

Aleanca për Shqiptarët kërkon shkarkim të drejtorit të këtij institucioni dhe përgjegjësi për keqmenaxhim të punës që ishte fatale për punonjësen e lartëpërmendur. Aleanca për Shqiptarët, poashtu kërkon përgjegjësi nga ministri i shëndetësisë dhe ministritë kompetente për mospërgatitje të udhëzimeve për sigurinë shëndetësore në vendin e punës në kohë pandemie.

Aleanca për Shqiptarët Departamenti i shëndetësisë

Desk
By Desk November 4, 2020 12:17