Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • ASH: Ministria e Kulturës vazhdon me diskriminimin e shqiptarëve

ASH: Ministria e Kulturës vazhdon me diskriminimin e shqiptarëve

Redaksia

Dega e Aleancës për shqiptarët e Tetovës ka kritikuar Ministrinë e Kulturës se po vazhdon me diskriminimin e shqiptarëve. Sipas ASH-së pas programit të kulturës në të cilën fondet e ndara për shqiptarët ishin minimale, tani Agjencia e Filmit, po bën diskriminimin e radhës.

Nga fondi i përgjithshëm i kësaj agjencie, për shqiptarët është ndarë vetëm 11 për qind, u tha në konferencën e sotme për shtyp të ASH-së. Sipas kreut të degës së ASH-së në Tetovë, Muzafer Etemi përveç diskriminimit në fonde që bën Agjencia e Filmit, ajo po ashtu diskriminon shqiptarët edhe në aspektin e përdorimit të gjuhës shqipe dhe promovimit të artistëve apo regjisorëve shqiptar.

“Agjencia e Filmit këtë vit ka mohuar autorin, regjisorin shqiptar. Edhe ato dy projekte që ka ndarë, i ka dhënë në profile të ndryshme, si aktor që bëjnë regji, s`ka asgjë të keqe këtu, por nuk mund ta anashkalosh profesionistin. Kjo është ofenduese dhe shihet se askujt nuk i bëhet vonë për projektet shqiptare. Përmes këtij reagimi, ftoj të gjithë producentët, regjisorët, aktorët me një fjalë, gjithë artistët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, që të themelojmë një shoqatë jo qeveritare përmes së cilës, do të mbrojmë të drejtat e autorëve shqiptarë. Departamenti i kulturës i yni i shoshit këto padrejtësi, dhe do të ndërmarrim hapa konkret në këtë drejtim”, tha Muzafer Etemi. Kryetar i degës së ASH – Tetovë.

Continue Reading

Previous: Nuk do të mundet të jesh edhe polic edhe anëtar partie
Next: Masat e reja restriktive/Fetai: Do të kërkojmë nga autoritetet zbutjen e masave gjatë muajit të Ramazanit

Të ngjashme

CLICK-BEKTESHI-2 Bekteshi: Nga fundi i majit mund të hapen restorantet e dasmave

Bekteshi: Nga fundi i majit mund të hapen restorantet e dasmave

Redaksia
CB1087D2-BB97-435A-89C6-3F0E0F43F4AA-696x430 Ilire Dauti: Jemi duke përpilur tekstin final për ligjin për shtetësinë

Ilire Dauti: Jemi duke përpilur tekstin final për ligjin për shtetësinë

Redaksia
Kreshnik-Bekteshi-click-2 Bekteshi: Deri më 30 prill kompanitë kanë afat të aplikojnë për mbështetje financiare nga pakoja e 5-të

Bekteshi: Deri më 30 prill kompanitë kanë afat të aplikojnë për mbështetje financiare nga pakoja e 5-të

Redaksia

TË FUNDIT

Rita-dhe-Vera-Ora-634x470 Edhe nëna e Rita Orës vishet me veshje kombëtare si e bija

Edhe nëna e Rita Orës vishet me veshje kombëtare si e bija

Taylor-Swift-780x470 Pas 54 vitesh, Taylor Swift thyen rekordin e grupit të famshëm muzikor

Pas 54 vitesh, Taylor Swift thyen rekordin e grupit të famshëm muzikor

2 Kush kërkoi i pari ndarjen, Kim apo Kanye?

Kush kërkoi i pari ndarjen, Kim apo Kanye?

1 Harry do të shtyjë largimin e tij nga Pallati Mbretëror, kjo është arsyeja

Harry do të shtyjë largimin e tij nga Pallati Mbretëror, kjo është arsyeja

CLICK-BEKTESHI-2 Bekteshi: Nga fundi i majit mund të hapen restorantet e dasmave

Bekteshi: Nga fundi i majit mund të hapen restorantet e dasmave


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.