ASH: Qeveria neglizhon gjuhën shqipe në çdo informim dhe rekomandim!

Driton Zenku
By Driton Zenku March 28, 2020 16:24

Situata e krijuar në vend është situatë në të cilën nuk jemi gjendur më parë prandaj edhe menaxhimi me të kërkon kujdes të veçantë por, kjo nuk do të thotë se e kursen nga përgjegjësia qeverinë e cila është e obliguar të respektoj çdo ligj të miratuar, kanë vërejtje nga ASH.  

Pikërisht për informim të saktë dhe të drejtë, thonë nga atje, është dashur që çdo rekomandim, masë dhe obligim të mos ju drejtohet qytetarëve vetëm në gjuhën maqedonase por, sipas ligjit të gjuhëve edhe në gjuhën
shqipe.

“Gjuha shqipe jo vetëm se nuk po përfillet nga ministritë e udhëhequra nga ministra maqedonas por, fatkeqësisht nuk po përfillet as nga ministritë e udhëhequra nga ministra shqiptar. Rast i tillë ndodhi me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës e cila informatat dhe obligimet që shkollat e mesme dhe fillore duhet t’i plotësojnë i kanë pranuar vetëm në gjuhën maqedonase”, deklarojnë nga ASH

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se ligji është ligj dhe si i tillë duhet të respektohet edhe tani, prandaj apelojmë deri tek organet kompetente me qëllim të informimit të drejtë dhe saktë çdo informatë, rekomandim apo obligim të jetë në dy gjuhë.

Dokumenta: 

Уредба за средното образование Уредба за основно образование img033

Driton Zenku
By Driton Zenku March 28, 2020 16:24