ASH: Të dorëhiqet Arsovska, ka dështuar

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 19:57

ASH: Të dorëhiqet Arsovska, ka dështuar

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj mënyrës së punës së kryetares së Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska. Nga kjo parti thonë se Arsovska ka dështuar në detyrën e saj dhe po bëhet e dëmshme për të gjithë shkupjanët.

Sipas ASH-së, pas largimeve padrejtësisht nga puna të të punësuarve në ndërmarjet publike, tani ka bllokuar edhe transportin publik duke goditur transportuesit privat dhe të gjithë qytetarët e Shkupit.

Sipas ASH-së, Danella Arsovska e ka dëshmuar paaftësinë e saj dhe keqmenaxhimin e saj dhe kërkojnë dorëheqjen e saj.

“Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka kohë që ka dështuar në detyrën e saj, ndërsa tani po bëhet e dëmshme për të gjithë shkupjanët. Pas largimeve padrejtësisht nga puna të të punësuarve në ndërmarrjet publike, tani ka bllokuar edhe transportin publik duke goditur transportuesit privat dhe të gjithë qytetarët e Shkupit”, kanë deklaruar mga ASH.

Nga atje kanë bërë thirrje për të zgjidhur problemin, por Arsovska tanimë ka dëshmuar paaftësinë dhe keqmenaxhimin e saj, kështu që zgjidhjen e vetme për të gjitha problemet e shohim te dorëheqja e saj e menjëhershme. “Ne vlerësojmë se kryeqyteti nuk guxon të ngelet në një gjendje të këtillë kaotike, të keqpërdoret për inate dhe interesa personale e klanore, por duhet patjetër të vendoset në shërbim të qytetarëve të Shkupit”, thonë në fund nga ASH.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 19:57

07
Dhj
Petrit Pollozhani nga Lëvizja BESA i ftuar në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike”, mes tjerash...
07
Dhj
Anëtari i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Andrej Petrov, ka theksuar se zgjedhje të parakohshme parlamentare...
07
Dhj
Derisa e kremtojmë 30-vjetorin e Misionit, ju po përgatiteni ta merrni funksionin kryesues me OSBE-në. Vallë...
07
Dhj
Duke përjashtuar Shqipërinë si vendi me shumën qesharake të pensionit, Maqedonia bën pjesë në grupin...