ASHAM-i punon në hulumtime në lidhje me virusin Kovid-19

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 13, 2020 20:45

ASHAM-i punon në hulumtime në lidhje me virusin Kovid-19

Hulumtimet bio-mjekësore me theks në sekuencat e gjenomit të një grupi të selektuar të virusit, të izoluar nga pacientë të ndryshëm për shkak të përcaktimit të nënllojeve të ndryshme të pranishëm në popullatën tonë, hulumtime lidhur me përhapjen e virusit Kovid-19 dhe ndikimin e ndërhyrjeve jo-farmaceutike në Maqedoni, janë pjesë e projekteve në të cilat për momentin punon ASHAM-i.

Nga Akademia bënë të ditur se po punojnë edhe në hulumtimet ekonomike, me theks të veçantë të politikave monetare dhe të sigurimit të stabilitetit të sistemit financiar në RMV dhe të politikave fiskale në kohën e pandemisë globale dhe ndikimet e saj në Maqedoni, si dhe në hulumtimet në lidhje me pasojat gjeopolitike, shoqërore dhe ekonomike nga pandemia nga Kovid-19.

Rezultatet nga hulumtimi, thotë ASHAM-i do të publikohen në mënyrë rrjedhëse, ditore dhe javore, siç do të arrijnë, në ueb faqen e Akademisë në shtypin ditor dhe në portale të tjera me qasje publike, në shtet dhe jashtë tij.

“Kryesia e ASHAM-it, në seancën e 512-të, të mbajtur sot, dërgoi kumtesë deri te publiku për qasjen shkencore dhe analizë për gjendjen në lidhje me pandeminë nga Kovid-19, sipas sigurimin e përgjegjësisë shoqërore në përpjekjet institucionale për menaxhim me këtë pandemi”, bënë të ditur nga Akademia.

Informojnë se do të punojnë edhe në periudhën e ardhshme, në hulumtime në lidhje me pandeminë Kovid-19, me shfrytëzimin e qasjes holistike, duke i integruar shkencat natyrore, teknike, shoqërore dhe humanitare, por edhe artet.

ASHAM-i, me propozim të Repartit për Shkenca Mjekësore dhe të Repartit për Shkenca Shoqërore, deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kanë dorëzuar propozime me masa konkrete për menaxhim me pasojat nga kriza në shëndetin publik dhe në ekonomi.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 13, 2020 20:45