AShMAA: Sonte afati i fundit për publikim të anketave
Sot është afati i fundit për publikimin e rezultateve nga hulumtimi i mendimit publik.
“Sipas Kodit Zgjedhor, anketat e mendimit publik mund të publikohen më së voni pesë ditë para datës së caktuar për votim, gjegjësisht më së voni deri në mesnatë më 15 prill 2019”,- thuhet në një kumtesë të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.
Po ashtu Agjencia përkujton se heshtja zgjedhore fillon 24 orë para ditës së votimit, gjegjësisht nga mesnata e 20 prillit të vitit 2019 dhe përfundon me mbylljen e vendvotimeve në orën 19 më 21 prill të vitit 2019.
Radiodifuzerët gjatë heshtjes zgjedhore vazhdojnë të raportojnë për aktivitetet e Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe për procesin zgjedhor në ditën e votimit, por nuk guxojnë të publikojnë çfarëdo lloj informacionesh, fotografive, materialeve audio dhe audiovizuele të cilat kanë lidhje ose në të cilat marrin pjesë pjesëmarrës në zgjedhje.

