Asnjë aktivitet te QT “Mavrovasja”, edhe dy ditë që pronari ta rrënojë vetë objektin

Asnjë aktivitet te QT “Mavrovasja”, edhe dy ditë që pronari ta rrënojë vetë objektin

Sot janë bërë 8 ditë që kur pronari i objektit ilegal është njoftuar se duhet ta rrëzojë ndërtimin te qendra tregtare “Mavrovasja”.

Edhe pse kaq ishte edhe afati i paraparë nga Komuna e Çairit, kjo nuk do të thotë se ai ka skaduar, sepse bëhet fjalë për 8 ditë pune sqarojnë nga inspektorati i Komunës së Çairit.

Kjo nënkupton se pronarit të ndërtimit ilegal te “Mavrovasja” i kanë mbetur edhe dy ditë që të njoftohet se duhet ta rrënojë objektin, pasi ai është ilegal.

Nëse pronari nuk e rrënon vetë objektin, atëherë opsion tjetër është Komuna e Çairit ta rrënojë atë. Por komuna nuk ka kompani që të bëjë këtë dhe për këtë më 27 korrik e hapi tenderin. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 5 gushti.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 1 Gusht, 2020 19:46

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.