Asnjë eveniment çmimesh nuk e vlerësoi suksesin e Bebe Rexhës

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2021 22:44

Asnjë eveniment çmimesh nuk e vlerësoi suksesin e Bebe Rexhës

Bebe Rexha është një nga artistet më të dëgjuara në mbarë globin.

32-vjeçarja ka plot tri hite të cilat kanë tejkaluar shifrën e një miliardë dëgjimeve në atë që njihet si platforma më e madhe e muzikë në botë, Spotify.

Bëhet fjalë për këngët “In the name of love” (bashkëpunim me Martin Garrix), “Me, myself and I” (bashkëpunim me G-Eazy) dhe “Meant to be” (bashkëpunim em Florida Georgia Line).https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?creatorScreenName=Telegrafisti&dnt=true&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2hvcml6b25fdHdlZXRfZW1iZWRfOTU1NSI6eyJidWNrZXQiOiJodGUiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3NwYWNlX2NhcmQiOnsiYnVja2V0Ijoib2ZmIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH19&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1462898836955967489&lang=en&origin=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fmegjithese-ka-tri-kenge-nga-nje-miliarde-degjime-bebe-rexha-nuk-eshte-vleresuar-cmime-nga-asnje-event-nderkombetar%2F&sessionId=56538ee056187234cb159427122ea5799bb84d18&siteScreenName=Telegrafisti&theme=light&widgetsVersion=f001879%3A1634581029404&width=500px

Rexha ditë më parë publikoi në Twitter një pamje të statistikave të Spotify-t, duke iu gëzuar suksesit të miliardave të këtyre tri hiteve globale.

Megjithatë, në një status të radhës, këngëtarja shqiptare u shpreh se i vjen keq që asnjë prej këtyre këngëve nuk u vlerësua me ndonjë çmim në ceremonitë ndërkombëtare të çmimeve të muzikës.

“E vetmja gjë që më mërzitë është fakti se asnjëra nga këto këngë nuk ka marrë ndonjë sugjerim për nominim ose nuk ka fituar ndonjë çmim gjatë sezonit të çmimeve. Por, ashtu siç ka thënë Drake, në dreq të gjitha, numrat nuk gënjejnë”, ka shkruar Rexha në InstaStory.

Duket qartë që artistja me prejardhje shqiptare është e zhgënjyer nga mos-vlerësimet që akademitë e çmimeve muzikore ia kanë bërë asaj.

Ajo u nominua për dy çmime “Grammy” në vitin 2019, por nuk fitoi asnjë prej tyre, ani pse hiti i saj “Meant to be” kishte një miliard klikime.

Kujtojmë që “Meant to be” është shpallur kënga më e dëgjuar e zhanrit country e dekadës së kaluar, dhe pavarësisht suksesit, nuk ka fituar asnjë çmim në CMA Awards, MTV EMA, MTV Video Music Awards apo Grammy Awards, ani pse ka qenë e nominuar në të gjitha.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2021 22:44